Kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në inaugurimin e portalit, që do të mundësojë aplikimin online për punësimin. Berisha vlerësoi si shumë të rëndësishme lidhjen mes Shqipërisë Dixhitale dhe tregut të punës, duke theksuar se kjo mënyrë garanton transparencë.
“Vendi ka nevojë për punonjës dhe në kohë reale kompanitë mund të gjejnë kandidatin për vendin vakant të punës. Kjo krizë që ka pllakosur Europën Lindore dhe vendet e zhvilluara ka në themel të saj tregun e punës, me fleksibilitetin apo infleksibilitetin e tij, me shkallën e planifikimit apo të mos planifikimit. Duhet të përqendrohemi në potencialet më të mëdha për krijimin e një tregu pune të aftë dhe në këtë kontekst pa diskutim me rëndësi është portali që ne inaugurojmë sot. Me anë të dixhitalizimit ne realizojmë transparencën më të madhe dhe mundësitë më të mëdha në kohën më të shpejtë”, tha Berisha.
Kryeministri shtoi më tej se çdo masë që merret për punësimin është një masë e sigurt antikrizë, ndërsa nuk ka pa sulmuar edhe opozitën në lidhje me shifrat e saj për papunësinë. “Ne jemi ndër të paktat ekonomi që nuk ramë në krizë, e nuk ramë në recension. Ne kemi një papunësi dhe niveli i saj është larg shifrave absurde që thuhen, kur bëhet fjalë për 1 milion të papunë, në një vend që e ka forcën e punës pak më tepër se kaq, kjo është absurde. Por kjo nuk bën më pak të ndjeshëm problemin e çdo të papuni”, tha kryeministri, raporton Shekulli.
Gjithashtu kryeministri Berisha premtoi se Qeveria do të bëjë gjithçka që qytetari shqiptar të ketë shërbimet dixhitale më të lira ndërsa ka shtuar se vendi i ka mundësitë për të fituar kohën e humbur. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
IPKO me pako ditore dhe javore 3G dhe 4G
Nafta, drejt rënies
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit