Krahas normave të larta të interesit në kredi, bankat komerciale në Kosovë zbatojnë norma të larta të interesit edhe në depozita. Kjo ka shtyrë edhe mërgimtarët tanë të depozitojnë kursimet e tyre në sistemin bankar të Kosovës. Analistët ekonomikë thonë se kamatat e larta të depozitave sjellin përfitime për kursimtarët por jo edhe për ekonominë vendore.
Normat atraktive të interesit në depozita kanë tërhequr edhe mërgimtarët tanë që të depozitojnë kursimet e tyre në bankat komerciale në Kosovë.
Njëri ndër ta është edhe Lulzim Mehmeti që jeton dhe punon në Gjermani. “Është një mundësi e mirë për ne si mërgimtarë që punojmë në shtetet perëndimore, që kapitalin tonë ta investojmë në Kosovë. nëse nuk shohim kushte të mira për të investuar në patundshmëri apo biznese tjera, atëherë paratë tona i depozitojmë nëpër bankat në Kosovë, që kanë rritur normat e kamatave për depozita”, theksoi Mehmeti.
Norma mesatare e interesit në depozita në muajin qershor të këtij viti ka qenë 3.59 për qind, që paraqet një normë mjaft të lartë krahasuar me vendet e Eurozonës, thotë për radio Kosovën Arben Mustafa, drejtor i Departamentit të Stabilitetit Financiar dhe Analizave Ekonomike në Bankën Qendrore. Kjo sipas tij ka ndikuar që sistemi bankar i Kosovës vazhdimisht të pranojë depozita edhe nga banorët jorezident.
“Mirëpo rëndësi të madhe në tërheqjen e depozitave në sistemin bankar, pra rritjen e depozitave ka qenë edhe niveli i vazhdueshëm i lartë i qëndrueshmërisë që ka sistemi bankar, që ka bërë që besimi i publikut qoftë vendor, apo jorezidentëve në bankat që veprojnë në Kosovë të jetë në vazhdimësi në rritje”, tha Mustafa.
Norma mesatare e interesit në depozita në vendet e Eurozonës është 2.8 për qind, përderisa në Kosovë norma e interesit për depozitat me afat maturimi mbi 2 vjet është 5.5 për qind, kurse mbi tri vjet është 6 për qind.
Analistët ekonomikë thonë se kamatat e larta në depozita janë në favor të kursimtarëve, e njëkohësisht bankat krijojnë kapital për kreditim. Por kjo ndikon që bankat të zbatojnë norma të larta të interesit në kredi, thotë Ibrahim Rexhepi, drejtori i Qendrës për Hulumtime Strategjike e Sociale (STRAS).
“Kamatat nuk përmbajnë në vete vetëm qasjen pozitive që është në interesin individual të kursimtarëve por nga ana tjetër politikat e bankave nuk janë të orientuara kah zhvillimi por vetëm kah interesi i tyre për përfitime. Nëse janë interesat e larta në depozita, është problem të kërkohet që të ulen kamatat në kreditim”, tha Rexhepi.
Ndryshe në korrik të këtij viti shuma e përgjithshme e depozitave në sistemin bankar të Kosovës ka arritur në 2 miliardë e 170 milionë euro, me një rritje vjetore prej 10.1 për qind, kurse e kredive 1 miliard e 770 milionë euro. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
IPKO me pako ditore dhe javore 3G dhe 4G
Nafta, drejt rënies
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit