LAJMI I FUNDIT:

Britani, miniera kthehet në prodhues të rrymës

Britani, miniera kthehet në prodhues të rrymës

Një minierë alumini e dalë nga përdorimi, në afërsi të qytetit Truro, në Britani të madhe, është kthyer në një impiant diellor në gjendje të furnizojë me energji elektrike mbi 400 banesa.

Struktura, e realizuar në më pak se dy muaj punë, shtrihet në 2.9 hektarë terren dhe prodhon 1.4 megavat energji elektrike falë punës së 5700 modulëve.

Autoritetet synojnë realizimin e një projekti më të gjerë, për ta kthyer zonën në fjalë në parkun e parë shkencor që do të shfrytëzojë vetëm energjinë e pastër: atë diellore, hidrike dhe gjeotermale. /Telegrafi/