Zyra e kryeministrit të Kosovës (ZKM), Hashim Thaçi, për blerje të derivateve të naftës ka proceduar me tender një burimor, pa u lodhur që t’i sigurojë së paku tri oferta të përgjegjshme. Për këtë tender të kryeministrisë është shpallur fitues kompania “Hib Petrol”, e cila ishte ofertuesi i vetëm, ndonëse në vend ka qindra kompani që merren me shitblerjen e derivateve të naftës.
Më 10 qershor 2011 “Hib Petrol” është shpallur fituese e këtij tenderi, përderisa data e planifikuar për nënshkrim të kontratës ka qenë 21 qershori. Në njoftimin për dhënie të kontratës nga ZKM shkruan se vlera e tenderit është 3094 euro, përfshirë këtu edhe TVSH-në, por pa specifikuar se për çfarë periudhe kohore bëhet fjalë.
Pronari i kompanisë “Hib Petrol”, Ibrahim Bucaliu, thotë për “Zërin” se tenderi për furnizim me derivate të naftës, i shpallur nga Zyra e Kryeministrit, është shpallur njëherë më parë dhe është anuluar, pasi që ka qenë vetëm një ofertues.
Edhe me rishpallje të tenderit ka konkurruar vetëm “Hib Petrol” dhe është vendosur që kjo kompani të shpallet fituese, pasi që nuk ka pasur më shumë oferta. Ai thotë se vlera e tenderit për furnizim me derivate prej 3094 euro është mujore.
Bucaliu nuk di pse në këtë tender nuk kanë konkurruar më shumë ofertues, edhe pse në këtë sektor operojnë shumë kompani.“Për besë nuk e di pse nuk ka pasur më shumë oferta”, shprehet Bucaliu, duke shtuar se ai edhe më parë e ka furnizuar këtë institucion më derivate të naftës.
Nga ana tjetër, pronarë të bizneseve që merren me shitblerje të derivateve të naftës në vend thonë se “Hib Petrol” vazhdimisht e furnizon ZKM-në me derivate të naftës, ndërsa nuk dëshirojnë të flasin pse nuk kanë konkurruar më shumë kompani në këtë tender.
Lidhur me tenderin për furnizim me derivate të naftës, gazeta Zëri ka kontaktuar për 5 ditë rresht Isa Hajdarin, shefin e prokurimit në zyrën e kryeministrit, mirëpo pavarësisht premtimeve se do t’i përgjigjet shumë shpejt në pyetjet e gazetës, ai nuk e ka bërë një gjë të tillë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!
Me një ceremoni madhështore, diplomuan studentët e gjeneratës së 21-të të UBT-së
Mishi i freskët i pulës nga Perutnina Ptuj – 10% zbritje për një muaj!
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”
Klori, armiku i padukshëm në ujin tuaj – Zgjidhja është Camelot
Spearmint: Çaji që balancon hormonet dhe përmirëson shëndetin tuaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Fero me akuza të rënda: Vajza më është kidnapuar, ia kanë falsifikuar pasaportën - nuk e di ku është
Fero pranon se është në depresion të rëndë, kërkon publikisht ndihmën e mediave: Po më bëhet padrejtësi
Getinjo reagon i nervozuar: Kemi luajtur mendsh, kurrë më keq nuk kemi qenë
“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë
Lajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!
Pamje nga aksioni i ukrainasve në qytetin rus Belgorod – raketat bien kudo