Biznesmeni turk Fikret Inan është në negociata me brokerë për blerjen e ishujve grekë Lihnare, Kalconis, Mikri Amorgos, Nusika dhe Vuvalo, sipërfaqja e së cilave është midis dhjetë mijë dhe dy milionë metra katrorë, shkruan gazeta greke Avriani.
Sipas gazetës, Inan, i cili është përfaqësues i kompanisë ndërtimore, paralajmëroi se në gjashtë ishujt grekë planifikon të ndërtojë komplekse të hoteleve dhe të vendos lidhje me feribotë deri në bregun turk.
“Avrian” thekson se para ca kohësh Inan për 35 milionë dollarë ka blerë një ishull me sipërfaqe prej 400.000 metra katrorë në afërsi të qytetit turk Izmir, në të cilin planifikon të ndërtojë kompleks luksoz prej hoteleve dhe vilave.
Biznesmeni turk vlerëson se për blerjen e ishujve grekë do t’i duhen midis tre dhe 20 milionë euro, pas së cilës është i gatshëm të investojë edhe rreth 80 milionë euro për ndërtimin e komplekseve hotelere. Krahas kësaj ai planifikon të hap edhe filial të kompanisë së tij ndërtimore në Greqi.
Inan vlerëson se nuk përjashtohet që veprimi i tij të shkaktojë ndikime negative në Greqi, por megjithatë shpreson se do të ballafaqohet me pritje pozitive nga ana e autoriteteve në Athinë.
Ai vlerëson se nëse shembullin e tij e ndjekin edhe biznesmenët e tjerë turq dhe fillojnë të blejnë ishuj në Detin Egje, Turqia do të sigurojë qasje më të lehtë deri në Evropë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!
Me një ceremoni madhështore, diplomuan studentët e gjeneratës së 21-të të UBT-së
Mishi i freskët i pulës nga Perutnina Ptuj – 10% zbritje për një muaj!
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”
Klori, armiku i padukshëm në ujin tuaj – Zgjidhja është Camelot
Spearmint: Çaji që balancon hormonet dhe përmirëson shëndetin tuaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Fero me akuza të rënda: Vajza më është kidnapuar, ia kanë falsifikuar pasaportën - nuk e di ku është
Fero pranon se është në depresion të rëndë, kërkon publikisht ndihmën e mediave: Po më bëhet padrejtësi
Getinjo reagon i nervozuar: Kemi luajtur mendsh, kurrë më keq nuk kemi qenë
“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë
Lajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!
Pamje nga aksioni i ukrainasve në qytetin rus Belgorod – raketat bien kudo