LAJMI I FUNDIT:

BQE rrit normën e interesit në 1.5 %

BQE rrit normën e interesit në 1.5 %

Banka Qendrore Europiane (BQE) rriti normën bazë të interesit me 25 pikë bazë duke e ndryshuar nga 1.25 për qind në nivelin 1.5 për qind. Kreu i Bankës, Jean Claude-Trichet tha se kjo është manovra e dytë shtrënguese e këtij viti pas vendimit të prillit të shkuar. Gjithashtu rritja aplikohet dhe ndaj normës së depozitave me 0.75 për qind.

Vendimi ishte i pritur nga tregjet pasi vetë Trichet, në mbledhjen e fillimi të muajit Qershor kishte përmendur një rritje të mëtejshme të normës bazë të interesit me qëllim përballjen dhe frenimin e normës së inflacionit e cila momentalisht ndodhet mbi objektivin e bankës prej 2 për qind. Si pasojë pritet që kjo lëvizje të ndikojë më shumë ndaj atyre operatorëve të cilët funksionojnë me kredi me norma interesi të ndryshueshme.

Por në anën tjetër tregjet financiare nuk kanë reaguar ndjeshëm duke treguar se ishin në dijeni dhe në pritje të kësaj lëvizje, si dhe kanë aplikuar norma të tjera mbrojtëse duke lënë të kuptohet se presin një rritje tjetër të normës bazë të interesit në muajt në vazhdim. /Telegrafi/