Të shtunën në Tiranë, nën patronazhin e ish-Presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli, zhvillohet forumi akademik dhe politik, “Për një hapësirë të përbashkët ekonomike shqiptare SHQIPËRI – KOSOVË- Çfarë lloj bashkimi?”.
Forumi është një jetësim i një vizioni të mëhershëm të Pacolli, sa ishte president sipas të cilit shumë probleme historike në rajonin tonë, do gjenin zgjidhje në favor të popujve, nëse krahas çështjeve të tjera do të ketë më shumë përqendrim sesa sot tek çështjet ekonomike, tek rritja e bashkëpunimit ekonomik në Ballkan.
Sipas këtij vizioni, integrimi evropian favorizon aspiratat kombëtare të shqiptarëve. Nga rrëzimi i barrierave kufitare sipas direktivave evropiane do të krijohej një hapësirë e re arsimore, kulturore, biznesore, kapitalesh, idesh, etj, si parakusht për çdo lloj integrimi.
Ky vizion i Pacolli ka gjetur pika kontakti me ide dhe përpjekje të tjera të mjedisit intelektual dhe akademik shqiptar, ndaj Forumi në fjalë, i organizuar nga këto dy universitete, synon të eksplorojë rrugët konkrete të përshpejtimit të këtij integrimi. Kjo hapësirë e integruar do të jetë më tërheqëse për investimet e huaja, do të racionalizojë burimet e kombit shqiptar në favor të zhvillimit ekonomik, do të asnjanësojë peshën e faktorëve të tjerë konkurrencialë, etj. Në forum kanë konfirmuar pjesëmarrjen intelektualë të shquar, autoritetet më të larta të shtetit shqiptar, ministra të dy vendeve, akademikë, drejtues të botës së biznesit.
Forumi organizohet nga bashkëpunimi i dy universiteteve të hapësirës shqiptare, Universiteti Fama, Prishtinë dhe Universiteti Europian i Tiranës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!
Me një ceremoni madhështore, diplomuan studentët e gjeneratës së 21-të të UBT-së
Mishi i freskët i pulës nga Perutnina Ptuj – 10% zbritje për një muaj!
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”
Klori, armiku i padukshëm në ujin tuaj – Zgjidhja është Camelot
Spearmint: Çaji që balancon hormonet dhe përmirëson shëndetin tuaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Fero me akuza të rënda: Vajza më është kidnapuar, ia kanë falsifikuar pasaportën - nuk e di ku është
Fero pranon se është në depresion të rëndë, kërkon publikisht ndihmën e mediave: Po më bëhet padrejtësi
Getinjo reagon i nervozuar: Kemi luajtur mendsh, kurrë më keq nuk kemi qenë
“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë
Lajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!
Pamje nga aksioni i ukrainasve në qytetin rus Belgorod – raketat bien kudo