LAJMI I FUNDIT:

Qeveria gjermane i kërkon Greqisë të stimulojë ekonominë

Qeveria gjermane i kërkon Greqisë të stimulojë ekonominë

Qeveria gjermane i kërkon Greqisë të stimulojë ekonominë. Vetëm me ekonomi të fortë private dhe investime private vendi i mbytur në borxhe mund të arrijë ekuilibër në buxhet, deklaroi ministri gjerman i Financave në një takim në Berlin me kolegun grek, Evangelos Venizelos.

Në bisedime morën pjesë edhe përfaqësues të industrisë gjermane. Ata nxorrën sërish në pah gatishmërinë e ekonomisë gjermane për të përkrahur Greqinë, bëhet e ditur, raporton Dw.

Shäuble pati kritikuar më parë ashpër mënyrën e procedimit të agjencisë vlerësuese amerikane Moody’s në rastin e Portugalisë. Ulja e kredibilitetit të këtij vendi të euros nuk është e bazuar në fakte. Portugalia është duke ndjekur kursin e duhur me zbatimin e kursimeve të rekomanduara nga BE dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Portugalia merr nga BE dhe FMN rreth 78 miliardë euro. /Telegrafi/