LAJMI I FUNDIT:

Të kënaqur me auditorin

Të kënaqur me auditorin

Zyrtarët e Lartë të Komunës së Prishtinës janë shprehur të kënaqur me raportin e auditorit për pasqyrën financiare të Komunës së Prishtinës për vitin e përfunduar të 2010-ës.

Nënkryetari i komunës, Abdullah Hoti, tha se komuna do t’i ketë parasysh të gjitha vërejtjet qe i ka rekomanduar ZAP-i. Sipas Hotit, të gjitha vërejtjet që i janë adresuar komunës së Prishtinës janë më shumë vërejtje teknike.

Një ndër problemet që paraqet ky raport, e që sipas komunës duhet të punohet, është edhe ai i pasurive fikse të cilat janë vlerësuar si jo të plota dhe të pasakta.

Gjithashtu një mospajtim ka qenë edhe tenderi për të cilin janë arrestuar gjashtë zyrtarë të komunës që, sipas Hotit, ka qenë çështje politike. /Telegrafi/