Ligji i buxhetit i miratuar në mars të këtij viti ndryshon sa u përket shpenzimeve në krahasim me dokumentin ku janë paraqitur shpenzimet shtetërore deri në fund të muajit maj. Në raportin e përkohshëm të shpenzimeve të publikuar në gjysmën e dytë të muajit qershor, Qeveria ka paraqitur vlerën prej 1 miliard e 504 milionë eurosh si mjete që parashihen të shpenzohen këtë viti.
Kjo vlerë financiare është më e lartë për 70 milionë euro sesa ajo e miratuar në Kuvend në Ligjin e buxhetit 2011, sipas të cilit Qeveria ka planifikuar të shpenzojë 1 miliard e 434 milionë euro në përgjithësi.
Ky ndryshim e rrit vlerën e planifikuar të deficitit financiar në fundvit. Në Ligjin për buxhetin vlera e përgjithshme e deficitit financiar është paraparë të jetë 226 milionë euro. Sipas ndryshimeve të paraqitura në raportin e përkohshëm të shpenzimeve janar-maj 2011, vlera përfundimtare e deficitit pas rritjes së totalit të shpenzimeve pritet të kalojë në 296 milionë euro pas prishjes së marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar, raporton Koha.
Vlera financiare e deficitit mund të shkojë deri në 450 milionë euro për shkak se Qeveria Thaçi e ka humbur të drejtën e tërheqjes së 156 milionë eurove të kredive nga institucionet financiare ndërkombëtare. Në Ligjin për buxhetin, me po të njëjtat mjete ishte planifikuar të bëhej mbulimi i pjesshëm i deficitit financiar vjetor.
Zyrtarët e Ministrisë së Financave kanë qenë të pakontaktuar të hënën. Ndërkohë, njohësit e proceseve ekonomike e vlerësojnë si negativ ndryshimin e vlerës së shpenzimeve vjetore nga ana e Qeverise për faktin se niveli i të hyrave ka mbetur në të njëjtën vlerë, sikurse në Ligjin për buxhetin vjetor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!
Me një ceremoni madhështore, diplomuan studentët e gjeneratës së 21-të të UBT-së
Mishi i freskët i pulës nga Perutnina Ptuj – 10% zbritje për një muaj!
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”
Klori, armiku i padukshëm në ujin tuaj – Zgjidhja është Camelot
Spearmint: Çaji që balancon hormonet dhe përmirëson shëndetin tuaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Fero me akuza të rënda: Vajza më është kidnapuar, ia kanë falsifikuar pasaportën - nuk e di ku është
Fero pranon se është në depresion të rëndë, kërkon publikisht ndihmën e mediave: Po më bëhet padrejtësi
Getinjo reagon i nervozuar: Kemi luajtur mendsh, kurrë më keq nuk kemi qenë
“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë
Lajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!
Pamje nga aksioni i ukrainasve në qytetin rus Belgorod – raketat bien kudo