LAJMI I FUNDIT:

Abuzimi me konsumatorët, gjoba 2% të xhiros

Abuzimi me konsumatorët, gjoba 2% të xhiros

Çdo biznes apo kompani që do të abuzojë në kurriz të konsumatorit, do t’i merret 2% e xhiros si masë gjobe. Për herë të parë penalitetet ndaj subjekteve që abuzojnë në masë me konsumatorët, do të përllogariten në bazë të xhiros vjetore të vitit parardhës.

Ndërsa për çdo dëm individual ndaj konsumatorit, penaliteti është rritur deri në pesë herë. Këto ndryshime në ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit u miratuan në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese.

Përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë u shprehën se ndër masat e tjera që mund të merren në të ardhmen ndaj kompanive abuzuese, do të jetë edhe përjashtimi i tyre nga tenderët publikë. /Telegrafi/