Në vazhdën e bashkëpunimeve me institucionet vendore, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), nënshkroi dy Memorandume Mirëkuptimi me Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP). Memorandumet e nënshkruara kanë të bëjnë me procedurat për bartjen e borxheve tatimore nga Ndërmarrjet Shoqërore të privatizuara tek Ndërmarrjet e Reja dhe procedurat për vendosjen e barrës tatimore te Ndërmarrjet Shoqërore. Memorandumet janë nënshkruar nga Drejtori i ATK-së Behxhet Haliti dhe kryetari i Bordit të AKP-së Dino Asanaj.
Memorandumi i mirëkuptimit për procedurat lidhur me barrët tatimore të Ndërmarrjeve Shoqërore, ka për qëllim të formoj bazën për të rregulluar kushtet, sipas të cilave ATK, do të përmbahet nga ushtrimi i të drejtës për të konfiskuar dhe për të shitur asetet e Ndërmarrjeve Shoqërore pas hyrjes në fuqi të këtij memorandumi. Po ashtu, do të rregulloj procesin përmes së cilit AKP mund të shes pasurinë e Ndërmarrjeve Shoqërore që i nënshtrohen barrës tatimore të regjistruar nga ATK.
“Qëllimi tjetër i këtij memorandumi është përcaktimi i procedurës dhe kushteve për të parandaluar çdo konflikt në realizim të detyrave ligjore në mes të ATK-së, për të mbledhur borxhet tatimore, si dhe për të konfiskuar e shitur asetet e Ndërmarrjeve Shoqërore dhe në anën tjetër AKP-së, për të privatizuar dhe likuiduar Ndërmarrjet Shoqërore konform dispozitave ligjore në fuqi”.
Ndërsa, Memorandumi për bartjen e borxheve tatimore nga ndërmarrjet e privatizuara tek Ndërmarrjet e Reja, ka për qëllim të formojë bazën për të rregulluar kushtet, sipas të cilave ATK, do të miratoj riorganizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore, sa i përket çështjeve tatimore.
“Në bazë të këtij Memorandumi AKP, do të bartë borxhin (tatimin bazë) e Tatimit në Vlerën e Shtuar (TVSH) për 12 muajt e fundit të krijuar nga Ndërmarrjet Shoqërore tek Ndërmarrjet e Reja, të cilat do të shiten përmes privatizimit me anë të metodës së “spin-offit” të rregullt”, thuhet në komunikatën për media të AKP-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!
Mishi i freskët i pulës nga Perutnina Ptuj – 10% zbritje për një muaj!
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”
Fillon punimet Konferenca e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë
Me një ceremoni madhështore, diplomuan studentët e gjeneratës së 21-të të UBT-së
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Fero me akuza të rënda: Vajza më është kidnapuar, ia kanë falsifikuar pasaportën - nuk e di ku është
Fero pranon se është në depresion të rëndë, kërkon publikisht ndihmën e mediave: Po më bëhet padrejtësi
Getinjo reagon i nervozuar: Kemi luajtur mendsh, kurrë më keq nuk kemi qenë
“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë
Lajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!
Pamje nga aksioni i ukrainasve në qytetin rus Belgorod – raketat bien kudo