Albtelecom hedh në treg dy paketa të reja për shërbimin e telefonisë fikse dhe internetit, të konceptuara si paketa të plota dhe të leverdishme për përdoruesit e telefonisë fikse dhe shërbimit të internetit me ADSL. Duke filluar nga data 1 korrik 2011, të gjithë abonentët familjarë të telefonisë fikse dhe shërbimit të internetit me ADSL dhe ata që abonohen rishtaz do të përfitojnë nga ofertat e dy paketave më të reja “I+Fiks 1,999 Lekë” dhe “I+Fiks 2,999 Lekë”.
ALBtelecom ka konceptuar si një paketë të vetme shërbimin e paketave FOLFIX dhe shërbimin e internetit me ADSL, me një çmim më të leverdisshëm. Duke paguar 1 999 Lekë në muaj, abonentët ekzistues edhe ata të rinj mund të abonohen në paketën “I+Fiks 1,999 Lekë” dhe të përfitojnë paketën e Internetit 2 Mbps me Limit 8 GByte në muaj si dhe ofertën FOLFIX 1000. Paketa FOLFIX1000 përfshin 1000 minuta brenda rrjetit ALBtelecom nga ora 18:00 deri në orën 08:00 të mëngjesit dhe 24 orë gjatë fundjavës dhe ditët festive. Për të gjithë abonentët e rinj që zgjedhin ALBtelecom, kompania ofron modem plus instalim të telefonisë fikse dhe internetit të gjitha falas.
Për të gjithë abonentët që kanë kanë nevojë për paketa më të mëdha, ALBtelecom ofron paketën “I+Fiks 2,999 Lekë”. Kjo paketë përfshin Internet 2 Mbps PA LIMIT plus ofertën FOLFIX1500. Paketa FOLFIX 1500 përfshin 1500 minuta brenda rrjetit ALBtelecom si dhe 30 minuta për thirrjet ndërkombëtare pa Limit kohor. Gjithashtu edhe për këtë paketë të gjithë abonentët e rinj mund të përfitojnë modem plus instalim të telefonisë fikse dhe internetit falas.
Ndërkohë abonimi në paketat “I+Fiks 1,999 Lekë” dhe “I+Fiks 2,999 Lekë” mund të kryhet duke u paraqitur pranë pikave të shitjes së ALBtelecom në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Paketat e mësipërme nuk përfshijnë TVSH. Çdo abonent familjar duhet të ketë me vetë mjetin e identifikimit dhe librezën e telefonit. Punonjësit e ALBtelecom në të gjitha pikat e rrjetit të dyqaneve ALBtelecom do t’ju mundësojnë firmosjen e një kontrate përkatëse aneks, e cila i bashkëngjitet kontratës fillestare të pajtimtarit.
Oferta e minutave të këtyre paketave janë të vlefshme vetëm brenda muajit kalendarit dhe nuk mund të mbarten në muajin pasardhës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!
Mishi i freskët i pulës nga Perutnina Ptuj – 10% zbritje për një muaj!
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”
Fillon punimet Konferenca e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë
Me një ceremoni madhështore, diplomuan studentët e gjeneratës së 21-të të UBT-së
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Fero me akuza të rënda: Vajza më është kidnapuar, ia kanë falsifikuar pasaportën - nuk e di ku është
Fero pranon se është në depresion të rëndë, kërkon publikisht ndihmën e mediave: Po më bëhet padrejtësi
Getinjo reagon i nervozuar: Kemi luajtur mendsh, kurrë më keq nuk kemi qenë
“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë
Lajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!
Pamje nga aksioni i ukrainasve në qytetin rus Belgorod – raketat bien kudo