LAJMI I FUNDIT:

Greqi, greva dhe bllokim total i shërbimeve publike

Greqi, greva dhe bllokim total i shërbimeve publike

Greqia do të përballet me grevë 24 orëshe sot. Me papunësinë tashmë mbi 16 %, sindikatat janë të zemëruara me programin e ri prej 28 miliardë euro që do sigurohen nga shkurtimet buxhetore që po debatohet momentalisht në parlamentin grek. Ky program e ka për qëllim që të vë taksa në rrogat e vogla.

Greva e ka për qëllim që të pengoj shërbimet publike, me përfshirjen e mjekëve, shoferëve të auto-ambulancave, gazetarëve dhe raportohet se grevës do i bashkohen edhe aktorët e një teatri që paguhet nga shteti.

Pritet që rreth 5000 policë të thirren në shërbim, nëpër rrugët e Athinës, që përballen me protestat e paralajmëruara. /Telegrafi/