LAJMI I FUNDIT:

Ndryshohet projektligji për privatizimin e INSIG-ut

Ndryshohet projektligji për privatizimin e INSIG-ut

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka ndryshuar të hënën projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 168, date 22.10.2009 “Për përcaktimin e formës dhe të formulës së privatizimit të INSIG, SH.A.-së”. Neni i ndryshuar parashikon që tek blerësit potencialë të jenë edhe kompanitë shqiptare, deri tani të përjashtuara nga privatizimi i kësaj kompanie me aksione shtetërore.

Në mbledhje kanë munguar deputetët e opozitës, të cilët vazhdojnë marrëdhënien e kushtëzuar me Kuvendin, madje edhe deputeti socialist Andis Harasani, i cili kishte thyer vendimin e PS-së duke shkuar në parlament.

Me këto ndryshime ligjore, qeveria po përgatit të privatizojë tërësisht kompaninë e sigurimeve INSIG, një ndër më të mëdhatë në tregun vendas./Telegrafi/