Njohës të çështjeve ekonomike japin vlerësime të ndryshme rreth anëtarësimit të Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Disa thonë se ndërprerja e marrëveshjes së Fondit Monetar Ndërkombëtar nga ana e Qeverisë së Kosovës do ta vështirësojë këtë proces, ndërsa të tjerët konsiderojnë se një gjë e tillë nuk do të ndikojë në pranimin e Kosovës në BERZH.
Mosrespektimi i marrëveshjes së Fondit Monetar Ndërkombëtar nga ana e Qeverisë kosovare do të ndikojë në përkeqësimin e raporteve edhe me institucionet tjera financiare ndërkombëtare, thonë analistë të rrethanave ekonomike.
Naim Gashi thotë se ndërprerja e kësaj marrëveshjeje do ta vështirësojë anëtarësimin e Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. “Dalja e Kosovës nga programi i FMN-së reflekton negativisht jo vetëm në anëtarësimin e Kosovës në BERZH, por edhe në njohjet e Kosovës, sepse FMN-ja ka qenë partneri i vetëm ndërkombëtar kontraktual i Kosovës, ndërsa marrëveshjen e parë ne e kemi prishur”, thotë Gashi.
Ndryshe mendon Bedri Selmani, sipas të cilit Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim nuk ka elemente për të bërë vërejtje për pranimin e Kosovës në këtë institucion. “BERZH nuk ka asnjë arsye që të mos e pranojë Kosovën si anëtare. Në këtë drejtim, Brukseli patjetër duhet të nxisë që Kosova të jetë anëtare, për shumë arsye”, thekson ai.
Deputetë të partive opozitare, në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, kanë shprehur shqetësimet e tyre se pas ndërprerjes së marrëveshjes së Fondit Monetar Ndërkombëtar, vendet anëtare të BERZH-it do të hezitojnë të votojnë pro anëtarësimit të Kosovës.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, thotë se autoritetet kompetente janë duke punuar në këtë drejtim dhe, sipas tij, deri në fund të këtij viti Kosova do të jetë anëtare e BERZH-it. “Kosova është duke punuar dhe është shumë afër BERZH-it. Jemi afër dhe shpresojmë se, duke punuar të gjithë bashkërisht, brenda këtij viti do të arrijmë të jemi anëtarë të këtij institucioni ndërkombëtar, shumë të rëndësishëm”, shpreh bindjen Hamza.
Njohës të çështjeve ekonomike thonë se prania e BERZH-it në tregun kosovar është e një rëndësie të madhe për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!
Mishi i freskët i pulës nga Perutnina Ptuj – 10% zbritje për një muaj!
Spearmint: Çaji që balancon hormonet dhe përmirëson shëndetin tuaj
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”
Me një ceremoni madhështore, diplomuan studentët e gjeneratës së 21-të të UBT-së
Klori, armiku i padukshëm në ujin tuaj – Zgjidhja është Camelot
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Fero me akuza të rënda: Vajza më është kidnapuar, ia kanë falsifikuar pasaportën - nuk e di ku është
Fero pranon se është në depresion të rëndë, kërkon publikisht ndihmën e mediave: Po më bëhet padrejtësi
Getinjo reagon i nervozuar: Kemi luajtur mendsh, kurrë më keq nuk kemi qenë
“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë
Lajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!
Pamje nga aksioni i ukrainasve në qytetin rus Belgorod – raketat bien kudo