LAJMI I FUNDIT:

Karburantet, më shumë naftë në treg

Karburantet, më shumë naftë në treg

Çmimet e karburanteve pritet që të bien shumë shpejt nga niveli ku kanë mbetur që pas amullisë që kaploi tregjet dhe bursat, për shkak të problemeve në disa nga vendet prodhuese.

Në Shqipëri nafta dhe benzina, edhe pse kanë pasur një luhatje të vazhdueshme me ulje-ngritje, vijojnë të mbeten relativisht të shtrenjta. Së fundmi, disa vende të BE-së, por edhe më gjerë, kanë marrë vendimin që të shesin një pjesë të rezervave strategjike të naftës që disponojnë. Më shumë naftë në treg përkthehet në një çmim më të lirë dhe këtë herë vendet e BE-së apo dhe SHBA kanë vendosur të përdorin rezervat për të luftuar çmimet stratosferike që mund të ndikojnë te rimëkëmbja e ekonomisë, që është ende e brishtë pas krizës.

Në Shqipëri në ditët më të këqija benzina arriti nivelet 185 lekë/litri, ndërkohë që tani është në kufirin 175-180 lekë/litri, raportoi Panorama./Telegrafi/