LAJMI I FUNDIT:

Rriten kërkesat për leje minerare

Rriten kërkesat për leje minerare

Kompanitë konçensionare, që punojnë në Shqipëri për nxjerrjen e mineraleve, po i shfrytëzojnë në maksimum vendburimet për të cilat kanë marrë licencat.

Zv/ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Neritan Alibali, tha se kërkesat për marrje lejesh shfrytëzimi në këtë sektor dhe investimet janë në rritje.

Çmimet e mineraleve në përgjithësi kanë pësuar rritje në bursat ndërkombëtare, për shkak të rritjes së kërkesës për këto produkte nga vendet në zhvillim si Kina dhe India. Sektori minerar në Shqipëri punëson rreth 7500 vetë dhe zë 6 deri në 7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto./Telegrafi/