LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët: Jo rritje taksash

Ekspertët: Jo rritje taksash

Pas sugjerimit të FMN-së për të rritur taksat në mënyrë që të ulet borxhi publik, ekspertet, por edhe biznesi, nuk e mbështesin këtë opsion. Sipas tyre, në kushtet në të cilat ndodhet ekonomia shqiptare, kur kompanitë janë në krizë likuiditeti, politika e rritjes së taksave nuk do të ishte efiçente.

Duke marrë në konsideratë që ky vit buxhetor konsiderohet i vështirë, ekonomistët janë të mendimit se në 2012-ën, ka hapësira për të riparë taksat, konkretisht tatim-fitimin, pasi edhe masa e qeverisë për të shkurtuar më tej investimet pritet të japë ndikim negativ edhe më të madh.

Në mënyrë që të ulet borxhi publik, FMN sugjeroi që qeveria të rrisë taksën e sheshtë nga 10 deri në 12 apo 15 %. Një tjetër opsion do të ishte rritje e taksës së sigurimeve shoqërore.

Këshillat e FMN-së vijnë në një kohë kur qeveria po shkurton buxhetin, pasi nuk është realizuar plani i mbledhjes së taksave, por paralelisht me këtë situate ajo nuk heq dorë nga politika e rritjes së pagave dhe pensioneve./Telegrafi/