LAJMI I FUNDIT:

Hill International për shtatë milionë euro mbikëqyr autostradën

Hill International për shtatë milionë euro mbikëqyr autostradën

Me 6 milionë e 950 mijë euro, kompania Hill International nga Luksemburgu e ka fituar tenderin për mbikëqyrjen e punimeve të autostradës Morinë-Merdar.

Pas shumë zvarritjeve dhe anulimit të tenderit, herën e fundit Ministria e Infrastrukturës e kishte rishpallur atë dhe pas pranimit të 6 ofertuesve e ka bërë vlerësimin e ofertave, shkruan Kosova Sot.

Këshilltari politik në Ministrinë e Infrastrukturës, Lah Nitaj, duke mos dashur të konfirmojë emrin e kompanisë fituese, ka konfirmuar se tashmë është shpallur fituesi, mirëpo, për shkak të procedurave të prokurimit, informacionet e tjera zyrtare do të jepen më vonë. “Tashmë ka përfunduar vlerësimi i ofertave për kompaninë mbikëqyrëse të Autostradës dhe është publikuar fituesi.

Ndërkohë, sipas Ligjit të Prokurimit Publik, shkruan tutje kjo e përditshme, duhet të respektohet koha për ankesat eventuale dhe në rast se nuk ka ankesa, pason nënshkrimi i kontratës me operatorin e përzgjedhur. Informacionet e tjera zyrtare do të dihen pasi të jenë përmbushur afatet ligjore dhe nënshkrimit të kontratës”, ka pohuar Nitaj. /Telegrafi/