LAJMI I FUNDIT:

Padit AKP-në për padrejtësi

Padit AKP-në për padrejtësi

Abdurrahman Konjufca, para dhjetë vitesh, kishte shitur gjithçka që kishte vetëm e vetëm të bëjë një biznes të qëndrueshëm. Fitoi kontratën për koncesionimin e një ferme të pulave në Lipjan në vitin 2001 nga ish-AKM-ja. Por, pavarësisht se investoi mbi 2 milionë euro, Agjencia Kosovare e Privatizimit ia shkëputi njëanshëm kontratën e koncesionimit.

Konjufca tha se për shkëputje të kontratës ka paditur në Gjykatën Supreme AKP-në. “Ka dy javë që e kam paditur AKP-në në Gjykatën Supreme për padrejtësitë që po i bën me shkëputjen e kontratës”, thotë Konjufca.

Për më tepër, atij i është dashur që gjithçka në këtë hapësirë ta rinovonte, pasi kur e kishte marrë në dorë gjithçka kishte qenë e shkatërruar. Problemi ishte te KFOR-i irlandez, i cili deri vitin e kaluar ia kishte më shumë se gjysmën e hapësirës së fermës, shkruan Express.

E, në AKP- kanë thënë se koncesionuesi i fermës nuk i përmbushi premtimet për investime dhe punësim. /Telegrafi/