LAJMI I FUNDIT:

Çekia nuk e ndihmon Greqinë

Çekia nuk e ndihmon Greqinë

Çekia nuk dëshiron të marrë pjesë në dhënien e ndihmës financiare europiane për Greqinë, ka bërë të ditur kryeministri Petër Neças. “Preferojmë që ndihma për Athinën të vijë nga fondi special për ndihmë të vendeve të eurozonës”, tha Neças.

Çekia nuk parashikon pjesëmarrjen e drejtpërdrejt në ndihmën financiare për Greqinë që po përballet me falimentimin.

Sipas kryeministrit, problemi i takon para së gjithash shteteve që kanë pranuar valutën unike evropiane, Euron. "Athina duhet të financohet nga fondi për ndihmë i eurozonës në të cilën ka mjete të mjaftueshme. Përfshirja e shteteve të Bashkimit Europian të cilat kanë ruajtur valutën e tyre kombëtare është e papërshtatshme", tha Neças. /Telegrafi/