LAJMI I FUNDIT:

Biznesmen gjerman interesohen për investimet në Kosovë

Biznesmen gjerman interesohen për investimet në Kosovë

Komandanti i KFOR-it Erhard Byler me një grup biznesmenësh nga Sigmaringen, Gjermani vizitoi të enjten Odën Ekonomike të Kosovës (OEK), ku ka biseduar mbi mundësitë e bashkëpunimit ekonomik.

Në delegacionin gjerman ishin përfaqësues të sektorëve të ndryshëm me interes të veçantë për mundësinë e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën.

Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu gjatë takimit theksoi rëndësinë e partneritetit dhe bashkëpunimit në mes të ekonomive të dy vendeve dhe shprehu falënderim për angazhimin e shtetit dhe bizneseve gjermane në vendin tonë. Ai u angazhua për bashkëpunim i cili nënkupton bartjen e përvojave, transferinë e teknologjisë dhe bashkëpunimin në zhvillimin e kapaciteteve prodhuese.

Ne delegacionin gjerman ishin përfaqësues te komunave të Sigmaringenit, ekspert dhe përfaqësues te sektorëve si turizmi, edukimi, shëndetësia, kujdesi social,dhe universitetet e ndryshme. Ata u pajtuan se bashkëpunimi duhet te avancohet edhe me tepër .


Përfaqësuesit e OEK-ut gjithashtu bënë prezantimin edhe gjendjes aktuale ekonomike, sektorët atraktive për bashkëpunim. /Telegrafi/