LAJMI I FUNDIT:

Konsumi i ulët i energjisë, rrit vlerën e ekonomisë

Konsumi i ulët i energjisë, rrit vlerën e ekonomisë

Objektivi i Shqipërisë në planin kombëtar të energjisë është reduktimi i konsumit të saj në masën 9% brenda vitit 2018.

Në seminarin e organizuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore në Bashkëpunim me Korporatën Financiare Ndërkombëtare “Mbi Eficiencën e Energjisë në Banesa” u diskutua rreth përmirësimit të kuadrit ligjor mbi kursimin e energjisë.

Drejtori për eficiencën energjetike në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Enea Sherifi tha se “në projekt-ligjin për eficiencën energjetike duhet parashikuar që në banesat e reja të zbatohen masat e kursimit të energjisë”.

Reduktimi i konsumit të energjisë dhe prodhimi i saj nga burime të rinovueshme, sjell një vlerë të shtuar për ekonominë e vendit./Telegrafi/