LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia amerikane rritet ngadalë

Ekonomia amerikane rritet ngadalë

Zyrtarët e lartë të Bankës Qendrore të Amerikës thonë se ekonomia po rritet më ngadalë se sa pritej, por ata parashikojnë që problemi të jetë e përkohshëm.

Zyrtarë të Rezervës Federale votuan për t’i mbajtur të pandryshuara normat e interesit nga zero deri në 0.25 për qind.

Vlerësimi ekonomik vjen pas dy ditë konsultimesh midis zyrtarëve të lartë të Bankës Qendrore, si dhe pas disa raporteve zhgënjyese mbi gjendjen ekonomike.

Shefi i Rezervës Federale, Ben Bernanke do të diskutojë mbi çështje të rëndësishme ekonomike në një takim me gazetarë. /Telegrafi/