LAJMI I FUNDIT:

BERZH: Mbështesim privatizimin e HEC-eve

BERZH: Mbështesim privatizimin e HEC-eve

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) shprehet pro privatizimit të katër hidrocentraleve me kapacitet të mesëm.

Drejtori i projektit për mbështetjen e sektorit të energjisë së rinovueshme në Ballkanin Perëndimor, Donald Mishaxhi, tha se me anë të privatizimit do të reduktohen shpenzimet për KESH-in dhe rendimenti i HEC-eve do të jetë më i lartë.

Zoti Mishaxhi tha, se banka që ai përfaqëson do të mbështesë me anë të kreditimit edhe tre projekte për ndërtimin e HEC-eve në Shqipëri, vlera të cilëve arrin në 15 milionë euro.

Projekti i BERZH-it për energjinë e rinovueshme në Ballkanin Perëndimor kap një vlerë prej 50 milionë euro. Shqipëria dhe Maqedonia kanë potencialet më të mëdha për zhvillimin e HEC-eve, për shkak të burimeve të shumta hidrike./Telegrafi/