LAJMI I FUNDIT:

Ministri Hamza vizitoi ATK-në

Ministri Hamza vizitoi ATK-në

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka vizituar të martën Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm, Behxhet Haliti me bashkëpunëtorë. Në këtë takim ministri Hamza, është njoftuar me progresin e deritanishëm të Administratës Tatimore të Kosovës, si dhe të arriturat në mbledhjen e të hyrave.

Ministri i Financave, Bedri Hamza e vlerësojë lartë punën e Administratës Tatimore të Kosovës dhe kërkojë nga Administrata Tatimore që të bëhet trajtimi i barabartë i të gjitha bizneseve dhe njëkohësisht kërkoi që Administrata të vazhdojë me këtë përkushtim në respektimin e ligjit, mbledhjen e të hyrave dhe gjithashtu, parandalimin e ekonomisë joformale.

Ndërsa, Drejtori i ATK-së, Behxhet Haliti, tha se përkrahja e Ministrisë së Financave dhe në veçanti e ministrit Hamza ka rezultuar në realizimin e synimeve të parashtruara ndaj ATK-së. Ai theksoi se ATK do të vazhdojë përkushtimin për të luajtur rolin kryesor në mbledhjen e të hyrave për Buxhetin e Kosovës.

Në këtë takim u diskutua për të arriturat në gjashtëmujorin e parë, si dhe për objektivat dhe planet e ATK-së, për gjysmën e dytë të vitit 2011, gjithashtu, në fund të takimit drejtori Haliti siguroi se pritet angazhim edhe më i madh nga stafi i Administratës për të kontribuar në mbledhjen e të hyrave. /Telegrafi/