LAJMI I FUNDIT:

Borxhi grek, bie çmimi i naftës

Borxhi grek, bie çmimi i naftës

Nafta Brent ra në sesionin e së martës e ndikuar nga pasiguria mbi çështjen e borxhit grek duke ngushtuar në të njëjtën kohë edhe hendekun me bençmarkun amerikan të naftës që realizoi fitime për shkak të blerjeve që shkaktoi rënia e vlerës në sesionin e kaluar.

Nafta bruto Brent e Londrës për gushtin ra 58 cent në 111.11 dollarë për fuçi. Nafta bruto amerikane u rrit 39 cent në 93.65 dollarë për fuçi.

Nafta Brent besohet se do vijojë të bjerë më shumë për shkak të reduktimit të konsumit në europë si pasojë e pasigurisë konsumatore që shkakton kriza e Greqisë. Analistët vlerësojë që nafta bruto amerikane të qëndrojë në kufirin e 90-100 dollarë për fuçi deri në qartësimin e situatës së performancës së ekonomisë amerikane. /Telegrafi/