Kontrata e vlefshme e punës për 33 muajt e ardhshëm dhe marrëveshja për koncesionimin e Aeroportit nuk kanë qenë të mjaftueshme që drejtori komercial i aeroportit “Adem Jashari”, Ilir Rama, t’i shpëtojë largimit nga puna.
Rama, të premten, ka marrë vendimin nga koncesionari i ri i Aeroportit për largim nga puna. Arsyeja, sipas tij, është ankesa, drejtuar menaxhmentit për trajtim jo të drejtë të stafit lokal të punëtorëve. Zyrtarët e Aeroportit nuk kanë dashur të përgjigjen për arsyet e largimit nga puna të Ilir Ramës. Ndërsa mbikëqyrësit e marrëveshjes për koncesionimin e Aeroportit thonë se koncesioneri detyrat dhe përgjegjësitë i ka të parapara në bazë të marrëveshjes për partneritet publiko-privat. Të larguarin e këshillojnë t’i drejtohet gjykatës, nëse vlerëson se i është bërë e padrejtë.
Sipas marrëveshjes për koncesionimin e Aeroportit dhe pikës 9.1.9 (d), koncesioneri i Aeroportit vetëm pas gjashtë muajve të hyrjes në fuqi të marrëveshjes për koncesionim mund të marrë vendim për largim nga puna të punëtorëve, ngaqë mbajnë grada A, B, C1, dhe atë me arsye të dokumentuar.
I kontaktuar, Ilir Rama ka konfirmuar largimin e tij nga puna. Sipas tij, motivet janë shumë të ulëta. “Jam ankuar për trajtim jo të mirë të stafit vendor nga menaxhmenti i ri. Pas kësaj më ka ardhur vendimi për përjashtim nga puna”, tha Rama.
Ai thotë se ka pasur kontratë valide dhe obligimet e tij të punës bazuar në kontratë i ka kryer me ndershmëri. “Unë kam pasur kontratë të punës edhe për 33 muaj, të nënshkruar me menaxhmentin e ri. Nuk di pse u ka penguar ankesa për kushtet e punës”, thotë Rama.
Burimet e gazetës pohojnë se Ramës i ishte ndërruar zyra, për t’u vendosur në një zyre ku nuk kishte dritë natyrale. Gazeta ka kërkuar sqarim edhe nga Zyra për informim e Aeroportit, por nuk ka marrë përgjigje, shkruan Koha Ditore.
Zyrtarët e PPP-së nuk dinë pse duhet reaguar pas largimit të një punëtori të Aeroportit që kishte kontratë valide të punës dhe nuk kishte bërë ndonjë shkelje të rregullit të punës. “Koncesioneri detyrat dhe përgjegjësitë i ka të parapara në bazë të marrëveshjes me PPP. Gjithashtu, duhet të respektohet edhe Ligji i punës. Në të njëjtën kohë, nëse personi në fjalë e parasheh se është larguar pa të drejtë, atëherë mund t’i drejtohet sistemit gjyqësor të Kosovës”, tha Lorik Fejzullahu, udhëheqës i Njësisë për Partneritet Publiko-Privat në Ministrinë e Financave (MF). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!
Me një ceremoni madhështore, diplomuan studentët e gjeneratës së 21-të të UBT-së
Mishi i freskët i pulës nga Perutnina Ptuj – 10% zbritje për një muaj!
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale
Spearmint: Çaji që balancon hormonet dhe përmirëson shëndetin tuaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin
Neymari u dërgon brazilianëve të Real Madridit një ‘mesazh të tmerrshëm’ për Mbappen
Georgiev: Të pranojmë të vërtetën, Serbia e njohu Kosovën
Lamine Yamal zbulon se cila është diferenca kryesore mes Hansi Flickut dhe Xavit
Lotina Haziri publikon fotografi nga dasma e motrës së saj, ku dukej tejet elegante në krahët e Mozzikut
Disa prindërve u kërkohen verifikime shtesë për vazhdimin e shtesave për fëmijë, MF-ja pa sqarime