LAJMI I FUNDIT:

Fullani: Shqipërisë i duhet një model i ri për rritjen ekonomike

Fullani: Shqipërisë i duhet një model i ri për rritjen ekonomike

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, deklaroi të martën se për vendet e rajonit nevojiten reforma të reja ekonomike, pasi janë dhe vendet me borxhe afatgjata.

Sipas zotit Fullani, edhe për Shqipërinë nevojitet një model i ri për rritjen ekonomike dhe për këtë sugjeroi thithjen e teknologjive të reja. Guvernatori sugjeroi që, meqë vendet e rajonit kanë të njëjtët partnerë tregtarë, më shumë se kurrë duhet të bashkëpunojnë mes tyre me të njëjtat Banka.

Deklarata e zotit Fullani u bë në Tiranë gjatë seminarit të përbashkët të Universitetit të Oksfordit dhe Bankës së Shqipërisë./Telegrafi/