LAJMI I FUNDIT:

Nesër hapet panairi “EXPOKOS 2011”

Nesër hapet panairi “EXPOKOS 2011”

Nesër (e mërkurë) hapet panairi “EXPOKOS 2011” i cili shënon edicionin e dhjetë jubilar të tij me rritje të konsiderueshme dhe suksese të vazhdueshme që ka shënuar për një dekadë të tërë. Në panair do të marrin pjesë kompani nga vende të ndryshme të rajonit por edhe më gjerë.

Panairi organizohet nga CEO prej 18 deri më 21 maj në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Në panairin ˝EXPOKOS 2011˝ përveç prezantimit individual të qindra kompanive, do të marrin pjesë emra të njohur të firmave nga Sllovenia ,Kroacia, Turqia, Bosnja e Hercegovina, Greqia, Lugina e Preshevës si dhe nga Kosova.

Pjesëmarrës me stendat e tyre do të jenë edhe Agjencioni për Promovimin e Investimeve të Huaja në Kosovë (APIK) dhe Komisioni Italian i Tregtisë.


Sipas organizatorëve, në panairin ˝EXPOKOS 2011˝ do të prezantohen produkte të shumëllojshme nga teknologjia e avancuar nga prodhuesit më të njohur ndërkombëtar të fushës së ndërtimit, energjetikës, makinerisë dhe përpunimit të drurit. /Telegrafi/