LAJMI I FUNDIT:

John Lipsky emërohet në krye të FMN

John Lipsky emërohet në krye të FMN

Numri dy i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) John Lipsky do të ushtrojë detyrën e kreut të institutit global gjatë mungesës së Dominique Strauss-Kahn.

Zëdhënësi i FMN William Murray deklaroi se Lipsky është takuar me anëtarët e bordit të FMN për t’i njohur ata me zhvillimet më të fundit e për të drejtuar mbledhjen.

Bordi në fjalë shqyrton të gjithë hapat e ndërmarrë nga Fondi e operacionet në terren. Në përputhje me standardet e FMN, John Lipsky, zëvendësi i parë i kreut të FMN merr përsipër detyrën e drejtorit menaxhues për sa kohë ky i fundit mungon në Washington DC , bëri të ditur FMN në një deklaratë zyrtare.

Ndërkohë mediet në Paris spekulojnë dhe për një paralajmërim të vetë kreut të FMN-së për skandal seksual. Dominique Strauss-Kahn, në 28 prill kishte folur me gazetarët e Liberation, për një komplot seksual në dëm të tij.


Strauss-Kahn sillte imazhin e një gruaje të dhunuar në parking e cila për trillimin e një historie të tillë do të merrte 500 mijë ose 1 milion euro. /Telegrafi/