LAJMI I FUNDIT:

Nafta Bruto 98 dollarë

Nafta Bruto 98 dollarë

Nafta bruto amerikane ka rënë në 98 dollarë për fuçi e ndikuar nga rritja e indeksit të dollarit në pikën më të lartë në 6 javë për shkak të shqetësimeve për një ristrukturim të shpejtë të borxhit sovran nga Greqia. Nafta bruto Brent e Londrës për Qershorin ra 58 cent në 113.25 dollarë për fuçi.

Në ditën e premte bençmarku europian i naftës mbylli javën me rritje 3 për qind në vlerën e 113.83 dollarë për fuçi. Ndërsa nafta bruto amerikane ra me 1.24 dollarë në 98.41 dollarë për fuçi pasi mbylli javën e kaluar në vlerën e 99.65 dollarë për fuçi.

Në këtë javë pritet që euro të testojë vlera shumë të rëndësishme që do përcaktojnë edhe trendin e saj. /Telegrafi/