LAJMI I FUNDIT:

Shefi i FMN-së, pajtohet për trajtim mjekësor

Shefi i FMN-së, pajtohet për trajtim mjekësor

Udhëheqësi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Dominik Shtraus Kan, është pajtuar për një ekzaminim mjekësor rreth akuzave për sulm seksual.

Dominik Shtraus Kan, i cili u arrestua të shtunën, hedhë poshtë akuzën se e ka sulmuar dhe është përpjekur që ta dhunojë një shërbyese hoteli.

Ai është dashur të paraqitet sot në gjykatë, mirëpo seanca dëgjimore është shtyrë që t’i lejohet forenzikës të kryejë testet e parapara.

Policia e Nju Jorkut e ka arrestuar Dominik Shtraus Kan, 62 vjeçar, kur ai sapo kishte hyrë në një aeroplan me të cilin do të shkonte për në Paris nga aeroporti Xhon Kenedi i Nju Jorkut.


Zëdhënësi i Policisë, Pol Braun, tha se shefi i FMN-së, është akuzuar me vepër penale seksuale, përpjekje për dhunim dhe me mbajtje mbyllur në mënyrë të paligjshme të personit. Dominik Shtraus Kan ka hedhur poshtë akuzat. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Ekonomi
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Plani i BE-së për rritje ekonomike, çka i kërkohet Kosovës e çka Serbisë për të përfituar nga fondi

Plani i BE-së për rritje ekonomike, çka i kërkohet Kosovës e çka Serbisë për të përfituar nga fondi

Ekonomi
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori