LAJMI I FUNDIT:

Deficiti tregtar i Kosovës vazhdon të thellohet

Deficiti tregtar i Kosovës vazhdon të thellohet

Deficiti tregtar i Kosovës vazhdon të thellohet, si pasojë e mosrespektimit të marrëveshjes së CEFTA-s nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina, dhe ndërprerjes së preferencave tregtare nga BE-ja.

Sipas shifrave zyrtare, gjatë tre muajve të parë të këtij viti është rritur vëllimi i eksportit krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kosova vazhdon të jetë vend konsumues, që varet kryesisht nga prodhimet e importit.

Zëdhënësi i doganave, Adriatik Stavileci, thotë se gjatë muajve janar, shkurt dhe mars, Kosova ka eksportuar mallra në vlerë prej rreth 26 milionë euro, apo 6 milionë më shumë se gjatë tremujorit të parë të vitit 2010, kurse ka importuar rreth 438 milionë euro, me një rritje prej 74 milionë. “Në vitin 2011 mbulueshmëria e importit me eksport është më e mirë se gjatë vitit të kaluar. Për vitin 2011 kemi pasur 438 milionë euro import kurse 26 milionë euro eksport, me mbulueshmëri vetëm 5 deri në 7 për qind”.

Kosova që nga periudha e pasluftës është përballur me deficit tregtar. Por ky deficit tashmë është thelluar më shumë, ka thënë, për Radio Kosovën, Isa Mulaj nga Instituti për hulumtime dhe analiza të politikave ekonomike. Mulaj iu rekomandon autoriteteve vendore që të angazhohen për zvogëlimin e këtij deficiti të lartë, në radhë të parë për vazhdimin e preferencave tregtare me BE-në.


Ndërkohë, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, tha për Radio Kosovën se me 22 apo 23 qershor në një seancë plenare të Parlamentit të Evropës, pritet të miratohet vazhdimi i preferencave tregtare të BE-së për Kosovën, që do te kenë efekt retroaktiv nga 1 janari i këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Ekonomi
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Plani i BE-së për rritje ekonomike, çka i kërkohet Kosovës e çka Serbisë për të përfituar nga fondi

Plani i BE-së për rritje ekonomike, çka i kërkohet Kosovës e çka Serbisë për të përfituar nga fondi

Ekonomi
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori