LAJMI I FUNDIT:

Kuqi: Reformimi i administratës prioritet i qeverisë

Kuqi: Reformimi i administratës prioritet i qeverisë

Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi ka marrë pjesë të premten në takimin e radhës së Bordit të Projektit për mbështetjen e zhvillimit të kapaciteteve, në të cilin është diskutuar vizioni i Qeverisë së Kosovës dhe progresi i arritur në Reformën e Administratës Publike në vitin 2011. Në takim kanë marrë pjesë ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhillar dhe përfaqësuesja e UNDP-së, Osnat Lubrani.

Zëvendëskryeministri Kuçi e ka vlerësuar bashkëpunimin e mirë midis Qeverisë dhe organizatave vendore dhe ndërkombëtare që mbështesin zhvillimin e kapaciteteve të administratës në Kosovë, veçanërisht ndihmës dhe përkrahjes në procesin e reformimit të administratës publike.

“Reformimi i Administratës publike që ka filluar vite më parë mbetet ndër prioritete kyçe te Qeverisë”, theksoi Kuçi. Ky proces, sipas tij, do të përcillet me plotësimin dhe kompletimin e kornizës ligjore. Kuçi ka veçuar ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të Prokurimit Publik, i cili deri në fund të vitit do të bëhet në formë elektronike.

Osna Lubrani e ka vlerësuar progresin e arritur dhe kanë shtruar nevojën e bashkëveprimit të ministrive në drejtim të funksionalizimit dhe modernizimit të administratës publike në Kosovë. “Reforma e administratës publike është sfidë e Qeverisë dhe ne dëshirojmë të shohim rezultate. UNDP-ja dhe partneri ynë KFOS do të mbështes këtë proces”, theksoi Lubrani.


Qe nga themelimi i Projektit të CDF, Qeveria e Kosovës ka përfituar nga ekspertiza vendore dhe rajonale ne fushën e sundimit te ligjit dhe zhvillimit të institucioneve demokratike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Ekonomi
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Plani i BE-së për rritje ekonomike, çka i kërkohet Kosovës e çka Serbisë për të përfituar nga fondi

Plani i BE-së për rritje ekonomike, çka i kërkohet Kosovës e çka Serbisë për të përfituar nga fondi

Ekonomi
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori