LAJMI I FUNDIT:

Greqia drejt falimentimit

Greqia drejt falimentimit

Qeveria gjermane do t'i japë Greqisë më shumë kohë në rrugën e daljes nga kriza e huave. Sekretari i shtetit për financat Steffen Kampeter tha për ZDF-in se nuk mund të pranoj që ekspertë të shumtë duan të lejojnë falimentimin e Greqisë vetëm pak muaj pas fillimit të programit të reformave.

Por ministri i financave Wolfgang Schäuble kishte bërë më parë të qartë në parlament, se pret përpjekje të mëtejshme kursimi prej qeverisë në Athinë. Greqia mori para një viti kredi emergjence prej 110 miliardë eurosh.

Aktualisht duket se kjo ndihmë nuk do të mjaftojë. Ministrja franceze e Financave Christine Lagarde përjashtoi në një intervistë me BBC-në mundësinë e ristrukturimit të plotë të huave të Greqisë. /Telegrafi/