LAJMI I FUNDIT:

Ministri Beqaj viziton Kroacinë

Ministri Beqaj viziton Kroacinë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE) Besim Beqaj ka udhëtuar tw enjten për një vizitë disa ditëshe në Republikën e Kroacisë, në kuadër të së cilës do të pritet edhe nga presidenti kroat, Ivo Josipoviq.

Gjatë vizitë në Zagreb, ministri Beqaj me homologun kroat Ministrinë e Ekonomisë, Punës dhe Ndërmarrësisë, Gjuro Popijaq do të nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimi për bashkëpunim ekonomik në mes të dy vendeve.

Qëllimi kryesor i Memorandumit të Mirëkuptimit është që të fuqizoj marrëdhëniet miqësore bilaterale ne fushën e ekonomisë, me prioritet te veçantë te nxisë rritjen e qëndrueshme ekonomike në te dyja vendet përmes bashkëpunimit ne sektorin e energjisë, thëngjillit, gazit natyral, burimeve të energjisë së ripërtrishme, efiçiencën e energjisë dhe asistencës reciproke në implementimin e projekteve dhe iniciativave në harmoni të plotë me politikat dhe strategjitë e te dyja shteteve ne fushën e qeverisjes se ndërmarrjeve publike.

Gjatë vizitës në Kroaci ministri Beqaj ditën e shtunë do të pritet nga presidenti i Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviq.


Ministri Beqaj gjithashtu do të ketë takime edhe me përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në këtë vend. /Telegrafi/