LAJMI I FUNDIT:

Problemet kryesore papunësia, varfëria dhe korrupsioni

Problemet kryesore papunësia, varfëria dhe korrupsioni

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka përfunduar edicionin e parë të Raportit Pulsi Publik i cili është një analizë e zgjeruar e fakteve të shpejta të publikuara në dhjetor 2010.

Pulsi Publik është një vazhdim i Raporteve të mëparshme të Paralajmërimit të Hershëm (EWS) dhe qëllimi kryesor është të sigurojë një platformë të perceptimeve dhe një mekanizëm për të lehtësuar procesin e bërjes së politikave publike.

Ky mekanizëm i ri kalon nga analiza e paralajmërimit të hershëm dhe parandalimit të konflikteve, në dialog demokratik dhe monitorimin e stabilitetit institucional. Si një risi në krahasim me raportet e mëparshme, UNDP-ja ka prezantuar edhe Indeksin e Demokratizimit dhe Indeksin e Besimit Ekonomik.

Indeksi i Demokratizimit me vlerë 0.92 tregon se kosovarët vetëm pjesërisht besojnë se proceset demokratike në Kosovë janë duke shkuar në drejtim të duhur. Në mënyrë të ngjashme edhe treguesi ekonomik prej 0.61 tregon se të anketuarit në përgjithësi kanë mendim të pafavorshëm mbi gjendjen ekonomike.


Të gjitha përfundimet dhe rekomandimet e propozuara të paraqitura në këtë raport janë të bazuara në hulumtimin e opinionit publik në Kosovë përmes intervistave të drejtpërdrejta me 1.290 respondentë, anketë kjo e finalizuar në fund të nëntorit 2010.

Parviz Fartash Drejtor i UNDP-së në Kosovë tha se rezultatet e fundit të anketës Pulsi Publik tregojnë një rënie të përgjithshme të knaqshmërisë së njerëzve me punën e institucioneve kryesore ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore të Kosovës.

"72 për qind e të anketuarve të të gjitha etnive duket të jenë të pakënaqur me drejtimin ekonomik në të cilin Kosova është duke shkuar. 72 për qind e kosovarëve duket të jenë të gatshëm dhe të kenë vullnet për t’iu bashkuar protestave publike të organizuara për shkak të arsyeve ekonomike, në krahasim me 59 për qind e tyre që do ta bënin të njëjtën gjë për arsye politike."

Sipas të dhënave të anketës, kosovarët identifikojnë papunësinë (30 për qind) dhe varfërinë(29 për qind), si dy problemet kryesore me të cilat ballafaqohet Kosova. Problemi i tretë kryesor me të cilin ballafaqohet Kosova është korrupsioni (11 për qind).

Projekti Pulsi Publik mbështetet financiarisht nga USAID. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Ekonomi
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Plani i BE-së për rritje ekonomike, çka i kërkohet Kosovës e çka Serbisë për të përfituar nga fondi

Plani i BE-së për rritje ekonomike, çka i kërkohet Kosovës e çka Serbisë për të përfituar nga fondi

Ekonomi
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori