LAJMI I FUNDIT:

FMN korrigjon parashikimet për ekonominë

FMN korrigjon parashikimet për ekonominë

Në të ardhmen do të forcohet konsolidimi ekonomik i Evropës, ka vlerësuar të enjten Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në raportin për parashikime ekonomike.

Ekonomia evropiane gjatë këtij vitit duhet të rritet 2.4 për qind, nga 2 për qind sa ishin parashikimet pranverore, raporton FMN-ja. Po ashtu edhe parashikimi për rritjen gjatë vitit të ardhshëm është më i lartë – 2.6 për qind, nga 2.2 për qind. Në zonën e “Evropës së re”, e cila përfshinë Turqinë, Poloninë, Rumaninë, Hungarinë, Bullgarinë, Serbinë. Letoninë, Lituaninë dhe Kroacinë, FMN –ja pret që rritja ekonomike sivjet dhe në mot të jetë 4.3 për qind. Në parashikimet pranverore ishte vlerësuar se sivjet rritja do të jetë 3,7 për qind, kurse në mot – 4 për qind.

Ndërkaq në eurozonë, ku pos 17 anëtarëve të zonës së euros përfshinë edhe Britaninë e Madhe, Suedinë, Zvicrën, Çekinë, Norvegjinë, Danimarkën dhe Islandën, norma e rritjes sivjet do të jetë 1.7 për qind, ndërsa në mot – 1.9 për qind.
"Mesazhi kryesor i këtyre parashikimeve është vetëbesimi i lehtë. Evropa në tërësi mirë po përparon”, ka vlerësuar për agjencinë “Bloomberg”, Antonio Borges, zyrtar i FMN-së për sektorin evropian.

Sfidë kryesore për Evropën e zhvilluar, sipas tij, edhe më tej mbetet kthimi i besimit, duke përfshirë reformat strukturale, konsolidimin fiskal dhe forcimin sistemit financiar, posaçërisht në zonën e euros.


Ndërkaq, “Evropa e re”, duhet të fokusohet në mbrojtjen e rritjes ekonomike nga rreziqet, si është inflacioni i rritur dhe bartja e tensioneve financiare nga zona e euros. Por, që të dyja bashkë duhet të shfrytëzojnë rastin për vlerësimin e qëndrueshmërisë së bankave ndaj krizës dhe të forcojnë pozicionet kapitale të tyre. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Ekonomi
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Plani i BE-së për rritje ekonomike, çka i kërkohet Kosovës e çka Serbisë për të përfituar nga fondi

Plani i BE-së për rritje ekonomike, çka i kërkohet Kosovës e çka Serbisë për të përfituar nga fondi

Ekonomi
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori