LAJMI I FUNDIT:

MTI-ja synon uljen kostove të bizneseve

MTI-ja synon uljen kostove të bizneseve

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, (MTI) Mimoza Kusari Lila ka takuar të enjten përfaqësuesit e Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC), të Bankës Botërore.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari Lila , tha se ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka targetuar një serë problematikash që janë pengesë për mbarëvajtjen e bizneseve në vendin tonë.
“Ulja e kostove të bizneseve, me qëllim që të bëhet plotësim dhe shtim i ligjeve për lehtësimin e licencave të bizneseve, liberalizim i sektorit të derivative si dhe synohet që në të ardhmen të krijohet infrastrukturë për bizneset me prodhim vendorë, siç është ajo e prodhimi të qumështit, janë disa prej prioriteteve”, theksoi Kusari-Lila.

Duke iu referuar raportit të Bankës Botërore “Doing Business”, ku Kosova është e pozicionuar e 119-ta.

Përfaqësuesit e IFC-së, treguan gatishmërinë e tyre që t’i ofrojnë ndihmë Qeverisë së Kosovës për të arritur synimet për reforma të shpejta në sferën ekonomike. /Telegrafi/