LAJMI I FUNDIT:

Vihet gurethemeili i linjës energjetike Kosovë-Shqipëri

Vihet gurethemeili i linjës energjetike Kosovë-Shqipëri

Është vënë simbolikisht gurthemeli i pikënisjes së linjës interkonektive 400 kV Kosovë- Shqipëri, projekt ky i cili kap vlerën prej 75.5 milionë euro, financim i Qeverisë së Gjermanisë nëpërmjet bankës KfW. Ky është projekti më i madh i sistemit energjetik të Kosovës në tridhjetë vjetët e fundit.

Vënien e gurthemelit të pikënisjes së linjës interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri e bënë të mërkurën kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ministri për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë, Dirk Niebel në Nënstacionin 400/220 kV Kosova B.

Kryeministri Thaçi, fillimin e punimeve të linjës së transmisionit energjetik e ka quajtur autostrada energjetike Kosovë- Shqipëri. Ai ka vlerësuar se ndërtimi i kësaj linje është rezultat i ndihmës së qeverisë gjermane dhe përkushtimit të institucioneve të Qeverisë së Kosovës dhe të KOSTT-it.
“Kjo do të ndikojë në përmirësimin e furnizimit me energji elektrike në Kosovë, si dhe rritjen e shkëmbimit të energjisë elektrike pas ngritjes së kapaciteteve gjeneruese përmes projektit “Kosova e Re””, theksoi Thaçi.

kurse ministri për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim i Gjermanisë, Dirk Niebel, theksoi se fillimi i këtyre punimeve është i kontribuon zhvillimit ekonomik dhe sektorit të energjisë. Sipas tij, sektori i energjisë është shtyllë e rëndësishme e ekonomisë dhe zhvillimit.


Drejtori ekzekutiv i KOSTT-it, Fadil Ismajli, e ka vlerësuar projektin e linjës 400 kV si tepër të rëndësishme i cili do të krijojë kapacitete më të mëdha për shkëmbimin e energjisë elektrike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Në financimin e projektit Kosova do të kontribuoj me 33.5 milionë euro, Shqipëria 42 milionë euro. Gjatësia e linjës për Kosovë është 90 kilometra, derisa për Shqipëri do të jetë 151.5 kilometra. /Telegrafi/