LAJMI I FUNDIT:

Spanja me nivelin më të lartë të papunësisë në BE

Spanja me nivelin më të lartë të papunësisë në BE

Qendra kombëtare e statistikave në Spanjë deklaron se ky vend ka nivelin më të lartë të papunësisë në BE.

Sipas këtij instituti, që nga viti 1997 e deri tani niveli i papunësisë në Spanjë është rritur gjithmonë dhe aktualisht Spanja përballet me 21.3 për qind nivel papunësie që përbën nivelin më të lartë të papunësisë në BE.

Gjatë vitit 2010 niveli i papunësisë në Spanjë ka qenë 20.3 për qind ndërsa niveli i sivjetshëm përbën nivelin më të lartë në 14 vitet e fundit në këtë vende.

Në fund të muajit Mars në Spanjë kanë bërë kërkesë për punë 4 milion e 91 mijë persona, ndërsa janë regjistruar të papunë 5 milion vetë.


Deri në vitin 2014 qeveria dhe funksionarët spanjollë janë angazhuar të ulin nivelin e papunësisë deri në shkallën 16 për qind. /Telegrafi/