LAJMI I FUNDIT:

BB 25 milionë dollarë hua Shqipërisë

BB 25 milionë dollarë hua Shqipërisë

Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë i Bankës Botërore (BB) ka miratuar një paketë huaje prej 25 milionë dollarë për ta ndihmuar Shqipërinë te përmirësojë efektivitetin e sistemeve të mbrojtjes sociale dhe për ta rritur efikasitetin dhe barazinë e financimit të shëndetësisë, bëri të ditur të hënën zyra e Bankës Botërore në Tiranë.

Huaja për Politikat për Zhvillim për Reformën në Sektorin Social, synon të mbështesë përmirësimet e programeve të asistencës sociale.

Po ashtu synohet për të arritur më mirë të varfrit dhe personat pa mundësi të përdorimit të shërbimeve sociale bazë dhe shpenzimeve për shëndetësinë. /Telegrafi/