Zyra e Prokurimit në Korporatën Energjetike të Kosovës ka pasur punë të rëndë gjatë vitit 2010. Kjo zyrë ka nënshkruar 1.256 kontrata në vlera të ndryshme, ndërsa ka lejuar shpenzimin e mbi 147 milionë eurove në tenderë publikë me kërkesë të menaxhmentit të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Shpenzimet e KEK-ut të bëra në tenderë kalojnë masën prej 30 për qind në pjesëmarrjen e përgjithshme në fushën e tenderimit publik në Kosovë. Në bazë të raportit vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, KEK-u gjatë një viti ka shpenzuar sa një e treta e të gjitha institucioneve të Kosovës, përfshirë edhe shpenzimet për punët e kryera në autostradën Morinë-Merdar. Këto shpenzime të prodhuesit publik të energjisë elektrike janë më të larta se 10 për qind e buxhetit vjetor të Kosovës për vitin 2010, që ishte në vlerën prej 1 miliard e 146 milionë eurosh, shkruan Koha Ditore.
Megjithatë, në bazë të raportit të KRPP-së për vitin 2010, Korporata Energjetike ka zvogëluar shpenzimet në fushën tenderimit për dallim nga viti 2009, kur ishin shpenzuar mbi 170 milionë euro nëpërmjet tenderëve. Zbatimi i 1.256 kontratave gjatë vitit 2010 i ka kushtuar më lirë për 23 milionë euro prodhuesit publikë të energjisë elektrike në krahasim me vitin 2009, kur ishin zbatuar 1.461 kontrata.
Viktor Buzhala, zëdhënës i KEK-ut, ka thënë se ”Në një situatë të tillë, kur po investohet edhe në projektin më të madh energjetik në 27 vjetët e fundit, përkatësisht në hapjen e minierës së re Sibovci jugperëndimor, kur duhet paguar në baza mujore 7.800 punëtorë, kur shpenzimet e mirëmbajtjes për shkak të vjetërsimit e amortizimit të aseteve janë të larta, është e natyrshme që shpenzimet e KEK-ut të jenë më të lartat”, ka thënë Buzhala.
Ai ka theksuar se kjo korporatë nuk shpenzon para në ndonjë mënyrë tjetër, përveç nëpërmjet procedurave tenderuese. Ndërkohë në bazë të raportit ndërmjet shpenzimeve dhe të hyrave, gjatë vitit 2010 kjo korporatë ka shpenzuar 223 milionë euro ndërsa ka realizuar të hyra në vlerë prej 239 milionëve.
Nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik është thënë se të gjitha përgjegjësitë për shpenzimin e mjeteve nga Korporata Energjetike e Kosovës i ka bordi i kësaj korporate.
Ligji mbi Ndërmarrjet Publike parasheh auditimin e këtyre ndërmarrjeve nga auditorët e jashtëm, ndërsa i njëjti auditim nuk kalon edhe në duart e pjesëtarëve të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?
Koloneli amerikan në pension, Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij
Intervista e Ibrahim Rugovës që i nxori probleme gazetarit të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj