LAJMI I FUNDIT:

Qeveria i “harron” shtesat e muajve të kaluar

Qeveria i “harron” shtesat e muajve të kaluar

Shërbyesit civilë të Kosovës të premten kanë marrë rrogat për prill, por edhe këtë muaj në llogaritë e tyre nuk ka dalë rritja e muajve të kaluar, e cila u ishte premtuar se do ta marrin në mënyrë retroaktive.

Lajmin për procedimin e rrogave e ka konfirmuar për Klan Kosova edhe Muharrem Shahini, zyrtar për informim në Ministrinë e Financave. Ai ka thënë se procedimi i rrogave është bërë pasdite pasi e hëna është ditë feste.

Ai ka konfirmuar se shtesat që ishin planifikuar të jepen në mënyrë retroaktive nuk kanë dalë as këtë muaj, por nuk ka shpjeguar pse nuk ndodhur kjo dhe as se kur do të jepen ato. /Telegrafi/