LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët: TVSH më e lartë në Europë

Ekspertët: TVSH më e lartë në Europë

Rritja e pandalshme e çmimeve për produktet ushqimore ka ndezur debatin se si mund të administrohet kjo situatë, për të lehtësuar sadopak buxhetet e familjeve.

Gjergj Filipi, i institutit ”Axhenda” thotë se qeveria i ka mundësitë për të zbutur rritjen e kostove të jetesës, të paktën për produktet ushqimore. ”Duke ulur Tatimin e Vlerës së Shtuar për këto lloj produktesh, në mënyrë që çmimet e rritura në rang global dhe që zhvlerësimi i monedhës shqiptare, të mos kalojë i tëri në xhepat e qytetarëve, një pjesë e përgjegjësisë i takon ta mbaje qeveria”, tha Filipi.

Për çdo produkt ushqimor 20 për qind e çmimit qe çdo qytetarë paguan kur blen, i shkon shtetit si Tatim mbi Vlerën e Shtuar .

Me këtë barre taksash për produktet bazë të jetesës Shqipëria është thuajse një vend unik, kur gjithë te tjera e kane me te ulet. ”Në të gjitha vendet e BE-se kane nivelet e diferencuara për produktet bazë. Qeveritë i tatojnë ushqimet shumë më pak mallrat e ushqimit për shtetasit e tyre”, shpjegoi Filipi.


Shqipëria që pretendon se është vendi me barrën fiskale më të ulët në Europë e ka këtë taksë katër herë më të lartë edhe sa ato vende që klasifikohen si shtetet me taksa të larta në Europë. ”Kjo TVSH-së për ushqimet duhet riparë në mënyrë të menjëhershme. Me u riparë TVSH-ja për ushqimet, kjo unë kam bindjen time se rënia e të ardhurave në buxhet nuk do të jetë përgjysmimi. Me përgjysmimin e TVSH-së ne ulim çmimet ne treg dhe pritet që të rritet konsumi i produkteve bujqësore në treg”, theksoi Filipi, raporton Top Channel.

Në vitin 2010 qeveria i mori qytetarëve 17.5 miliardë lekë Tatim mbi Vlerën e Shtuar vetëm nga importi i ushqimeve, 75 për qind më shumë se në vitin 2006. Barra e rënduar fiskale është një nga arsyet kryesore se pse Shqipëria sipas Eurostat është vendi me çmimet më të larta të ushqimeve në rajon edhe pse ka fuqi vlerës të ulet.

Në vitin 2010 çmimet e ushqimeve në Shqipëri ishin sa 70 për qind e mesatares së vendeve të BE, kur për Maqedoninë ky tregues 52 për qind, për Bullgarinë 67 për qind, dhe për Rumaninë dhe Serbinë respektivisht 65 dhe 69 për qind. Këtë vit pati edhe shtrenjtim te medikamenteve, pikërisht për shkak të TVSH-se që qeveria vendosi për to në masën 10 për qind. /Telegrafi/