LAJMI I FUNDIT:

Rritet parashikimi për GDP-në kineze

Rritet parashikimi për GDP-në kineze

Banka Botërore (BB), ka rritur për herë të dytë parashikim për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto në Kinë dhe theksoi se është ende herët që Pekini të tërhiqet nga politika e shtrëngimit të ekonomisë, të paktë për shkak të rritjes së inflacionit.

Ndërkohë për surplusin e llogarisë korente të ekonomisë së dytë të botës, banka reduktoi parashikimin në rritje me 3.6 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.

Ky parashikim vjen në lehtësim të fërkimeve të Pekinit me Uashingtonin që kërkon reduktim të surplusit në më pak se 4 për qind të totalit ët ekonomisë. Banka Botërore tha se në këtë vit ekonomia e Kinës do të rritet me 9.3 për qind.

Vlera është më e ulët se rritja 10.3 për qind që u regjistrua në vitin e kaluar por sidoqoftë për Bankën Botërore ajo është një normë e shëndetshme. /Telegrafi/