LAJMI I FUNDIT:

Nafta mbi 113 dollarë për fuçi

Nafta  mbi 113 dollarë për fuçi

Nafta bruto amerikane u rrit në pikën më të lartë në 2 vite e gjysmë, pasi dollari është nën presion si pasojë e vendimit të rezervës federale për të mos rritur nojmat e interesit në këtë vit. Nafta bruto amerikane për qershorin u rrit 78 cent në 113.55 dollarë për fuçi.

Nafta bruto Brent e Londrës u rrit 62 cent në 125.75 dollarë për fuçi. Në mbështetje të një vlere të lartë të naftës është edhe raporti nga Shtetet e Bashkuara për reduktim të stokut të benzinës ndërkohë që stoku i hidrokarbureve u rrit më shumë se 6 milionë fuçi pas rritjes së sasisë së importuar. /Telegrafi/