LAJMI I FUNDIT:

Bechtel & Enka shkel ligjin në trajtimin e punëtorëve

Bechtel & Enka shkel ligjin në trajtimin e punëtorëve

Qeveria e Kosovë, mund të krenohet me punën që është duke e bërë për ndërtimin e autostradës, por jo edhe për trajtimin që këto dy kompani janë duke i'u bërë punëtorëve.

Punëtorët që janë duke e ndërtuar këtë rrugë janë duke u shfrytëzuar maksimalisht nga punëkryesi. Këtë i ka mundësuar sipas gazetës Koha Ditore, qeveria e Kosovës, gjatë nënshkrimit të kontratës, e cila obligon punëtorët të punojnë 12 orë në ditë, por është e kundërligjshme sepse Ligji i punës i Kosovës, nuk e lejon një gjë të tillë dhe specifikon se punëtorët duhet të punojnë 8 orë në ditë.

Përfaqësuesit e kompanisë thonë se janë të obliguar që ti mbajnë punëtorët 12 orë në ditë, për të përfunduar sa më shpejt punën për ndërtimin e autostradës ndërsa punëtorët nuk guxojnë të ankohen publikisht.

“Kur kemi nënshkruar kontratën na kanë treguar që këtu punohet 12 orë në ditë dhe pushim javorë gjatë një muaji kemi vetëm dy të diela", ka thënë një punëtorë duke preferuar të mbete anonim. /Telegrafi/